Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari
24/10/2025 09:04
Është vënë në pranga shtetasi Oltion Shehu, i cili ishte shpallur në kërkim nga Kosova për kultivim të lëndëve narkotike.
49-vjeçari është arrestuar në Tiranë, ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.
Top Channel