Trump emëroi guvernatorin e Luizianës si të dërguar të posaçëm në Groenlandë, Landry: Do e bëj vendin pjesë të SHBA-së Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, tha të premten se do t’i çojë marrëdhëniet me SHBA-në në “nivel të ri” në bisedimet me Presidentin Donald Trump, ndërsa kritikoi ashpër Kinën dhe u zotua për një qëndrim më të rreptë ndaj të huajve.
Në fjalimin e saj të parë mbi politikat, Takaichi i tha parlamentit të trazuar se objektivi i shpenzimit të dy përqind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen do të përshpejtohet me dy vjet. Trump, i cili dëshiron që Tokio dhe aleatët e tjerë të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake, do të vizitojë Japoninë javën e ardhshme vetëm disa ditë pasi Takaichi mori detyrën.
Objektivi i mëparshëm i Tokios ishte të shpenzonte dy përqind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2028, por Takaichi dëshiron që kjo të arrihet menjëherë. Takaichi tha ndër të tjera se “aktivitetet ushtarake të vendeve fqinje – si Kina, Korea e Veriut dhe Rusia janë bërë një shqetësim i madh”. Kryeministrja e parë grua e Japonisë, tha gjithashtu se vendi kishte nevojë për punëtorë të huaj për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore.
Top Channel