Me largimin e Ademola Lookman, kanë dalë në pah dy pretendentë kryesorë për Topin e Artë Afrikan 2025: Mohamed Salah dhe Achraf Hakimi. Njëri ka fituar Premier League, ndërsa tjetri ka fituar si Ligën e Kampionëve ashtu edhe Superkupën e UEFA-s.

Për Luis Enriquen, nuk ka diskutim, Achraf Hakimi është në rrugën e duhur për të fituar trofeun përpara superyllit të Liverpoolit. “Hakimi për Topin e Artë Afrikan? Për mua, ai është pa dyshim mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë. Ai është gjithmonë 100%. Kjo është arsyeja pse nuk kemi nënshkruar asnjë mbrojtës të djathtë: thjesht nuk mund të shpenzosh për një rezervë që do të luajë vetëm tre ndeshje”, deklaroi trajneri në konferencën për shtyp të së premtes.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta