Skënderbeu me hap “Superior”, korçarët triumfojnë edhe kundër Besës dhe ruajnë të qetë vendin e parë
Java e 8-të e Kategorisë së Parë nisi me dy duele tepër interesante.
Iliria priti Korabin, me ekipin që nga Fushë-Kruja që mori një tjetër fitore tepër të rëndësishme me rezultatin 2-1 dhe duke u ngjitur momentalisht në vendin e dytë.
Lika në minutën e 16’ dhe Mavanga në të 77’ i sollën tre pikët Ilirisë, ndërsa penalltia e Merkaut e shndërruar në gol në të 88’, nuk i mjaftoi miqve.
Sfida tjetër ishte një derbi mes Lushnjës dhe Apolonisë. Foierakëve i mjaftoi një gol i Amagba në minutën e 65’për të siguruar tre pikët dhe për t’u ngjitur në vendin e katërt të zonës “Play Off”. Nga ana tjetër, Lushnja duhet të luftojë për t’iu larguar zonës së ftohtë.
REZULTATET:
ILIRIA 2-1 KORABI
Lika 16’, Mavanga 77’ / Marku (P) 88’
LUSHNJA 0-1 APOLONIA
Amagba 65’
Top Channel