Goditje e rëndë pë Barcelonën, ylli i sulmit katalanas humbet “El Clasicon” me Realin

24/10/2025 13:40

Kur gjithçka dukej gati për rikthimin e tij triumfues, Barcelona është përballur me një lajm të papritur.

Vetëm 48 orë para përplasjes me Real Madridin në “El Clásico”, Raphinha mungoi në seancën stërvitore të ekipit katalanas. Sulmuesi brazilian nuk u pa në fushat e Qendrës Sportive, duke shtuar dyshimet mbi gjendjen e tij fizike dhe pjesëmarrjen në supersfidë.

Klubi ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për arsyen e mungesës së tij, por fakti që ai nuk mori pjesë në stërvitje ka ngritur shqetësime serioze se rikuperimi i tij nuk ka shkuar siç pritej. Prania e Raphinhës, me shpejtësinë dhe driblimet e tij, konsiderohej një armë e rëndësishme në sulmin blaugrana.

Situata nuk është më e qetë as në mbrojtje. Jules Koundé, mbrojtësi francez, ka munguar për të dytën ditë radhazi në stërvitje për shkak të një goditjeje dhe ka punuar vetëm në palestër. Edhe pse stafi mjekësor kërkon të shmangë rreziqet, mungesa e tij në dy seanca ka ngritur pikëpyetje mbi gatishmërinë për të startuar në “Santiago Bernabéu”.

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë për Xavin: Frenkie de Jong është rikthyer në grup pas problemeve me gastroenteritin. Mesfushori holandez është tashmë i gatshëm për lojë, duke sjellë stabilitet dhe qetësi në mesfushën e Barcelonës në një moment të nxehtë sezoni.

Me Raphinhën në dyshim dhe Koundén ende të pasigurt, trajneri Hansi Flick duhet të rishikojë planet e tij taktike për “El Clásico”.

Sfida me Real Madridin po afrohet dhe Barcelona do të duhet të përballet me presionin e madh pa dy nga titullarët e saj më të rëndësishëm.

Dueli do të luhet të dielën e 26 tetorit në orën 16:15 dhe të gjithë tifozët shqiptarë do të kenë mundësi ta ndjekin drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta