Ontario do të ndalojë së transmetuari reklamën anti-tarifore që zemëroi Trumpin
Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se Kanadaja është e gatshme të rifillojë bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara “kur amerikanët të jenë gati”.
Në një deklaratë, Carney theksoi se vendi i tij ka arritur “shumë përparim” në bisedimet tregtare me SHBA-në, por gjithashtu po punon për zhvillimin e partneriteteve të reja me vende të tjera, përfshirë ato në Azi.
Ai bëri këto komente ndërsa po udhëtonte për në samitin e ASEAN-it në Kuala Lumpur, ku pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Donald Trump.
Përplasja mes dy vendeve ka shpërthyer pas një reklame të sponsorizuar nga provinca e Ontarios, e cila përdor fjalët e ish-Presidentit Ronald Reagan për të kritikuar tarifat e larta që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kanadasë.
Presidenti Trump ka reaguar ashpër ndaj reklamës, duke e quajtur atë “të rreme” dhe duke thënë se “bisedimet tregtare përfunduan” për shkak të saj.
Top Channel