Policia gjermane shkatërron një rrjet që shiste vepra të falsifikuara nga Picasso, Rembrandt, Modigliani dhe Frida Kahlo
Sekretari i SHBA-së, Marco Rubio, mbërriti të enjten në Izrael si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të normalizuar situatën në Gaza pas shpalljes së armëpushimit.
Në fjalimin e mbajtur në Izraelin jugor, Rubio e përshkroi koordinimin e armëpushimit si një mision historik, duke theksuar se SHBA dhe partnerët e saj po punojnë për ta ruajtur atë, për të ofruar ndihmë humanitare dhe për t’u përgatitur për hyrjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, në Rripin e Gazës.
“Ky është një mision historik. Zbatimi i planit nuk do të jetë një proces linear. Do të ketë ulje-ngritje dhe trazira, megjithatë kemi arsye të forta për optimizëm për progresin që është bërë”, tha Rubio nga Qendra e Koordinimit Politiko-Ushtarak SHBA-Izrael në Izraelin jugor.
Rubio po ashtu nënvizoi se Izraeli nuk ka nevojë për lejen e SHBA-së për të rifilluar luftën nëse Hamasi vazhdon të paraqesë një kërcënim, duke theksuar se plani aktual i armëpushimit është më i miri dhe i vetmi plan.
“Nuk ka plan B. Ky është plani më i mirë dhe i vetëm që mund të ketë sukses”, deklaroi ai.
Sa i përket çarmatosjes të Hamasit, Rubio theksoi se “nëse Hamasi refuzon të heqë armët, kjo do të ishte një shkelje e marrëveshjes dhe do të duhej të zbatohej”.
Top Channel