
Një burrë 21-vjeçar indian është arrestuar pasi kamioni që po drejtonte shkaktoi një aksident me tetë automjete në një autostradë të Kalifornisë të martën (21 tetor), duke vrarë tre persona.
Videoja e kamerave të kontrollit tregon shoferin e kamionit pa u përpjekur as të frenojë përpara se të përplaset me disa automjete në një autostradë të Kalifornisë.
Autoritetet policore arrestuan shoferin, 21-vjeçarin Jashanpreet Singh, me origjinë indiane, i cili, sipas raportimeve fillestare, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës në kohën e aksidentit.
BREAKING: 3 kiIIed in California by an illegal alien truck driver, Jashanpreet Singh. Singh entered in 2022, was released by Biden.
— End Wokeness (@EndWokeness) October 23, 2025
Të mërkurën, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thanë se Singh ndodhej ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në kohën e aksidentit, pasi kishte hyrë në vend pa dokumente ligjore në vitin 2022.
Policia tha se dy persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në spitalet aty pranë, ku njëri ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Gjendja e të plagosurve të tjerë nuk dihet ende.
Singh përballet me akuza për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe vrasje të rëndë nga pakujdesia nën ndikimin e alkoolit. Ai mbetet në paraburgim dhe pritet të paraqitet në Gjykatën Supreme.
Top Channel