Një incident i papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një emisioni sportiv, ku fustani i prezantueses u gris në studio.

Kate Scott po moderonte emisionin e komentimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, përkrah disa legjendave të futbollit, kur ndodhi momenti i sikletshëm që nuk i shpëtoi kamerave.

Ajo e menaxhoi mire situatën, duke e kthyer atë në një moment qesharak, ndërsa publiku dhe të ftuarit e tjerë në studio shpërthyen në të qeshura dhe bashkë me Kate e kaluan situatën me qetësi, duke bërë edhe disa batuta.

Momenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku fansat e Kate Scott e vlerësuan për reagimin e saj spontan dhe karizmën, duke e cilësuar atë “një profesioniste të vërtetë që di ta menaxhojë çdo situatë live”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta