Video/ Drita mbetet e pamposhtur, kampionët e Kosovës barazojnë në shtëpi përballë skuadrës nga Qipro

23/10/2025 20:42

Drita ka marrë pikën e dytë në po kaq ndeshje në debutimin e saj në Conference League, ku kësaj radhe kishte përballë Omonian.

Takimi i luajtur në Prishtinë dhe i transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nisi mjaft mirë për të besuarit e Zekerija Ramadanit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 12’ me anë të Arb Manajt.

Pas shumë pritjeve vendimtare, muri i portierit Maloku u rrëzua në fundin e pjesës së parë, kur Masouras gjeti rrjetën.

Gjithsesi ekipi i Ramadanit nuk u dorëzua, duke luftuar për tri pikët, por në fund skuadrat u ndanë në paqe.

Kështu Drita shkon në kuotën e 2 pikëve, ndërsa takimi i radhës do të jetë në transfertë kundër Shelbourne më 6 nëntor.

Rezultati:

DRITA 1-1 OMONIA

Manaj 12′ / Masouras 45+1′

Goli i Manajt (Video)

Goli i Masouras (Video)

Formacionet Zyrtare:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta