Plas tek Liverpool, Salah: Mardhënia ime me Slot është shkatërruar, do të rinovoja, por nuk mendoj më kështu…
Shkëndija dhe Shelbourne, dy nga skuadrat më të nënvlerësuara të UEFA Conference League, do të përballen në Shkup me synimin e përbashkët për të arritur fitoren e parë në fazën e grupeve.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut debutuan me humbje 2-0 ndaj Rayo Vallecano, në një ndeshje ku u ndje diferenca e nivelit. Megjithatë, Shkëndija është në formë të mirë në kampionat, pasi nuk ka humbur në tetë ndeshjet e fundit (5 fitore, 3 barazime). Në arenën evropiane, situata është më e vështirë: katër humbje në pesë ndeshjet e fundit, tri prej tyre me më shumë se një gol diferencë. Sidoqoftë, ekipi mund të mbështetet te tradita pozitive në Shkup, ku ka fituar gjashtë nga nëntë ndeshjet e fundit ndërkombëtare.
Shelbourne, nga ana tjetër, po kalon një moment të shkëlqyer. Skuadra irlandeze ka siguruar katër fitore radhazi në kampionat dhe barazoi 0-0 me Häcken në debutimin e saj në Conference League, një rezultat që tregon rritje e besim.
Drita do të presë skuadrën nga Qipro Omonia Nicosia në ‘Fadil Vokrri’ t Prishtinës (në orën 18:45), në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në UEFA Conference League, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion. Kampionët e Kosovës debutuan me një barazim 1-1 në fushën e KuPS-it në Finlandë, duke reaguar pas disavantazhit fillestar. Forma e skuadrës së Dritës është në rritje, pasi ka pësuar vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat (4 fitore, 1 barazim).
Nga ana tjetër, Omonia po kalon gjithashtu një periudhë pozitive, me vetëm një humbje në shtatë takimet e fundit (5 fitore, 1 barazim). Fitorja 2-1 në kampionatin qipriot e fundjavës i ka dhënë moral, edhe pse disfata 0-1 ndaj Mainz në hapjen e fazës së grupeve ka lënë një shije të hidhur. Të dyja këto ndeshje do të startojnë në orën 18:45 dhe do të trasmetphen drejtpërdrejtë dhe ekskuzivisht në Digitalb për të gjithë mbështetësit shqiptarë të klubeve të vemte përfaqësuese të kombit tonë në arenën europiane.
Top Channel