Rusia paralajmëron Europën për asetet ruse të ngrira: Nëse prekni pronat, do merrni përgjigje të dhimbshme

23/10/2025 13:22

Rusia tha se do të jepte një “përgjigje të dhimbshme” ndaj çdo veprimi të Bashkimit Europian që do të përfshinte sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse.

Paralajmërimi erdhi ndërsa udhëheqësit e BE-së takohen në Bruksel për të diskutuar një plan për të përdorur asetet si bazë për një “kredi kompensimi” prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën.

“Çdo veprim me asetet ruse pa pëlqimin e Rusisë është i pavlefshëm nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar dhe të traktateve. Nuk ka asnjë mënyrë ligjore për të marrë fondet e dikujt tjetër pa dëmtuar xhepin dhe prestigjin e atyre që po shpronësojnë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Sipas planit të BE-së, asetet ruse nuk do të sekuestroheshin dhe Rusia do t’i mbante paratë në institucionin financiar belg Euroclear.

Por Zakharova tha se plani tregonte se Europa “nuk është më një strehë e sigurt për asetet financiare”.

“Duke ia besuar fondet tuaja europianëve perëndimorë, përfshirë Euroclear, tani rrezikoni të humbni gjithçka. Ju nxisim të mendoni dy herë para se të ndërmerrni ndonjë veprim të rrezikshëm”, tha Zakhatova.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta