Raporti i fundit i OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, reagon Celibashi: Partitë politike të angazhohen për…

23/10/2025 18:21

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e mbajtura në 11 maj në vendin tonë.

Kreu i KQZ deklaron se tani të gjithë aktorët e lidhur me procesin zgjedhor, do duhet që të punojnë mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final.

Ai shton se partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti.

“Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve.

Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti.

Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive – thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve – janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë”, shkruan Celibashi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta