
Sandro Tonali, Niccolo Fagioli dhe 11 futbollistët e tjerë(22 persona në total) që ishin përfshirë në hetimet për bastet ilegale në futboll, mund të evitojnë superprocesin gjyqësor duke paguar një gjobë administrative me rreth 250 euro.
Prokuroria e Milanos mbylli hetimet dhe sipas këtij organizmi, futbollistët nuk kanë kryer trukime ndeshjesh. Askush prej tyre nuk ka shitue sfidat ku ishin të përfshirë gjatë hetimeve. Më shumë bëhet fjalë për baste të vëna në sporte të tjera apo për lojën poker online
Mes të gjithë futbollistëve, vetëm Tonali dhe Fagioli, që e kanë shlyer tashmë dënimin në aspektin sportiv, në aspektin penal shohin të përmendet edhe fakti që kanë publikuar platformat ilegale të basteve apo të lojës poker. Të 20 hetuarit e tjerë mes të cilëve Alessandro Florenzi, Nicolò Zaniolo, Mattia Perin, Ëeston McKennie, Angel Di Maria, Leandro Paredes, Raoul Bellanova, Samuele Ricci, Matteo Cancellieri, Cristian Buonaiuto, Héctor Junior Firpo dhe tenisti Matteo Gigante, janë akuzuar vetëm për pjesëmarrje në lojëra fati jo të autorizuar.
Ligji iu lejon të hetuarve që të evitojnë procesin duke qenë së bëhet fjalë për veprime të dënueshme me arrestim deri 3 muaj burg ose me një gjobë maksimale prej 500 eurosh.
Top Channel