
Gjatë festimit të golit të Jude Bellingham në sfidën mes Realit të Madridit dhe Juventusit, kamerat fiksuan imazhin e një personazhi të njohur italian që po buzëqeshte në atë moment në tribunat e Santiago Bernabeut
Bëhet fjale për Francesco Facchinetti ose siç është quajtur ndryshe, DJ Francesco, që tani nuk është i impenjuar vetëm në muzikë. Tani, DJ i njohur është në rolin e talent-scoutit dhe agjent i FIFA në futboll dhe menaxher në botën e spektaklit. Pas një karriere si moderator, dj dhe këngëtar, Francesco Facchinetti ka hapur agjenci që menaxhojnë të drejtat e imazhit dhe talentet.
I njohur edhe si një tifoz i flaktë i Interit, Francesco Facchinetti ishte i pranishëm në Santiago Bernabeu për të ndjekur supersfidën mes Realit të Madridit dhe Juventusit, gjë që e tregojne postimet e tij në Instagram.
Top Channel