Shkëndija ka arritur një fitore historike në ndeshjen e dytë të Conference League përballë skuadrës së Shelbourne brenda në Shkup.

Sfida e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët provuan disa herë që të gjenin golin e avantazh, por miqtë irlandezë arritën të mbroheshin siç duhet, deri në momentin e fundit kur Barret shënoi në portën e tij pas presionit të vazhdueshëm të skuadrës së Beqirit.

Kjo është fitorja e parë e kuqezinjve të Tetovës në arenën europiane, pasi në ndeshjen e parë u mposhtën 0-2 nga Rayo Vallecano.

Sfida e radhës për Shkëndijën do të jetë sërish në Shkup, ku kësaj radhe do të presin skuadrën që eliminoi Dinamon, Jagiellonian më 6 nëntor.

Rezultati:

SHKËNDIJA 1-0 SHELBOURNE

Barret (A.G) 90+2′

Autogoli i Barret (Video)

Formacionet Zyrtare:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta