
Gjyqësori vazhdon ta refuzojë Ilir Metën duke mos i dhënë liri, e megjithatë ish-funksionari nuk heq dorë.
Edhe në apelin e posaçëm, gjykata rrëzoi sërish kërkesën e ish-presidentit për revokim të masës së sigurisë, si të pabazuar.
Krahas kërkesave të përsëritura dhe pa rezultat për ish-presidentin, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, edhe seanca paraprake dështoi. Avokatët e pesë të akuzuarve u bënë pjesë e bojkotit 5 ditor, çka solli shtyrje gjyqi, ndërsa gjykata njoftoi palët që të paraqiten në datën 28 tetor.
Por avokati i tij është i qartë se me kërkesën për mungesë rrezikshmërie që buron nga mbyllja e hetimeve dhe dorëzimi në gjykatë, do gjendet një trupë që do ta dëgjojë Metën.
Në akuzë janë Ilir Meta i arrestuar prej tetorit 2024, ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ish-vjehrra Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.
Top Channel