
Franca po ndryshon përkufizimin penal të përdhunimit dhe sulmit seksual, ku pas një procesi të gjatë parlamentar, Asambleja Kombëtare Franceze miratoi të enjten futjen e konceptit të pëlqimit në nenin përkatës të Kodit Penal.
Neni deri më tani përcaktonte se sulmi seksual kryhet me forcë, shtrëngim, kërcënim ose në befasi.
Ripërcaktimi i miratuar sot thotë se çdo akt seksual i kryer pa pëlqim përbën sulm seksual dhe sqaron se pëlqimi duhet të jetë dhënë paraprakisht, të jetë i lirë, i qartë, specifik dhe i anulueshëm.
Gjithashtu sqaron se pëlqimi vlerësohet në dritën e rrethanave dhe nuk mund të nxirret vetëm nga heshtja ose mungesa e reagimit të viktimës.
Rregullorja e re legjislative u mbështet nga një shumicë e madhe e Asamblesë Kombëtare, ndërsa deputetët e ekstremit të djathtë ishin kundër.
Legjislacioni i ri pritet të ratifikohet me një votim përfundimtar në Senat të mërkurën, më 29 tetor.
Top Channel