Europa League/ Roma zhgënjen sërish, verdhekuqtë munden edhe nga Plzen. Nottingham gjen fitoren e parë me trajnerin e ri (Rezultatet)

23/10/2025 23:01

Europa League solli 18 takime tepër interesante këtë të enjte, me shumë emra të njohur që zbritën në fushë.

Roma mori një tjetër disfatë, kur kësaj radhe u mposht 1-2 nga Plzen brenda në “Olimpico”.

Një fitore që spikati ishte ajo e Nottingham Forest, që triumfoi 2-0 kundër Portos, e para për ekipin anglez me në krye trajnerin e ri, Sean Dyche.

Nga ana tjetër, Aston Villa u mposht në mënyrë surprizë nga G.A. Eagles në transfertë.

Pas tre raundesh, deri më tani vetëm tre skuadra kryesojnë me pikë të plota dhe ato janë Midtjylland, Braga dhe Lyon.

Raundi i radhës do të luhet më 6 nëntor.

Rezultatet:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta