71 gola në 18 ndeshje, Champions League me formatin e ri është një spektakël më vete e sidomos është një kompeticion rekordesh. Me raundin e tretë të këtij sezoni që u mbyll mbrëmjen e së mërkurës, kompeticioni më i rëndësishëm për klube ka vendosur një rekord të ri.

Kurrë më parë në historinë e Ligës së Kampioneve nuk është shënuar një numër kaq i lartë golash, thekson vetë UEFA edhe pse formati i ri, me një grup të vetëm parashikon 2 ndeshje më shumë për skuadrat pjesëmarrëse.

Deri tani, me formulën ‘të gjithë kundër të gjithëve’, java e parë e sezonit 2025/26 regjistroi 67 gola në 18 ndeshje, ashtu sikurse edhe në raundin e 5 të sezonit të kaluar, pak më mirë se në raundin e 8 në edicionin 2023/24 me 64 gola të shënuar.

Dita më prolifike mes raundeve të edicioneve me 32 skuadra dhe 16 ndeshje për raund ishte java e parë e sezonit 2000-2001. Në raundin e rekordit të Ligës së Kampioneve të këtij edicioni, në 6 ndeshje janë shënuar 5 gola e më shumë. Chelsea e Liverpool kanë shënuar nga 5 gola secila, PSV Eindhoven dhe Barcelona, 6 ndërsa Paris Saint Germain shënoi 7 dhe vetëm 3 ndeshje në 18 janë mbyllur me rezultatin 0-0.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta