Koreja e Jugut ndalon fluturimet ndërsa 500 mijë maturantë zhvillojnë provimin vendimtar të universitetit
Me një postim të zemëruar, Brigitte Bardot mohoi thashethemet se kishte vdekur, menjëherë pas operacionit të fundit që iu nënshtrua.
Brigitte Bardot është detyruar të mohojë thashethemet për vdekjen e saj, pas postimeve të rreme në mediat sociale që pretendonin se ylli 91-vjeçar kishte vdekur në jug të Francës.
Aktorja ikonike bëri një postim në X (më parë Twitter) të mërkurën, më 22 tetor, duke iu përgjigjur një postimi nga influencuesi i njohur francez Aqababe, i njohur si Anis Zitouni, i cili pretendonte se kishte “informacion ekskluziv” se Bardot kishte ndërruar jetë.
27-vjeçari postoi në rrjetet sociale se “një figurë ikonike ka lënë pas një trashëgimi të paharrueshme dhe një gjurmë të përjetshme në zemrat e francezëve”, duke shtuar se “arkivoli i saj ishte porositur tashmë në Saint-Paul-de-Zara”.
Brigitte Bardot, 91, releases statement denying she has died and says 'I have no intention of bowing out' following hospital stay https://t.co/tfgbKedR08
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) October 22, 2025
Brenda pak orësh, vetë Bardot i mohoi kategorikisht thashethemet, duke shkruar: “ Nuk e di se cili idiot e nisi këtë lajm të rremë për ‘zhdukjen’ time sonte, por dijeni që jam mirë dhe nuk kam ndërmend të iki. Njeriu i mençur e di .”
Shihni postimin e saj
Je ne sais pas quel est l’imbécile qui a lancé ce soir cette fake news sur ma disparition mais sachez que je vais bien et que je n’ai pas l’intention de tirer ma révérence. À bon entendeur
— Brigitte Bardot (@brigitte_bardot) October 22, 2025
Informacioni i rremë qarkulloi disa ditë pasi aktorja doli nga një spital në Toulon, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për një gjendje të paspecifikuar. Një përfaqësues i Bardot i tha Daily Mail: “Zonja Bardot është kthyer në shtëpi dhe po pushon. Ajo është mirë .” Aktorja po shërohet në shtëpinë e saj në Saint-Tropez, pas tre javësh shtrimi në spital në një klinikë private në zonë.
Mediat franceze raportuan së fundmi se Bardot ishte shtruar në spital për shkak të një ” sëmundjeje të rëndë “, duke ringjallur shqetësimet për shëndetin e saj.
Top Channel