
Victoria Beckham ka zbuluar arsyen pse nuk i ka treguar askujt se po luftonte me një çrregullim të të ngrënit.
Stilistja 51-vjeçare e modës dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls, e cila foli për herë të parë për këtë periudhë të vështirë në dokumentarin e Netflix-it “Victoria Beckham”, pranoi se nuk i besonte askujt — madje as bashkëshortit të saj, David Beckham.
Në episodin e fundit të podkastit “Call Her Daddy”, Victoria rrëfeu se e përjetoi të gjithë këtë periudhë e vetme.
“Ti the në dokumentar: ‘Kur ke një çrregullim të të ngrënit, bëhesh shumë i mirë në gënjeshtër’. A i besove dikujt në atë kohë?” — e pyeti prezantuesja Alex Cooper.
Victoria Beckham never even told husband David about her eating disorder: ‘I was too scared’ https://t.co/zkwsq7dTGv pic.twitter.com/RFbCePIEPw
— Page Six (@PageSix) October 22, 2025
Victoria u përgjigj: “Jo. Absolutisht askujt.”
E pyetur se kur ishte gati të fliste me Davidin për këtë, ajo tha se ai gjithmonë e kishte kuptuar se ajo ishte shumë e disiplinuar në lidhje me zakonet e saj të të ngrënit. “Isha e frikësuar të flisja me këdo. Ndihesha sikur nuk mund t’i besoja askujt,” pranoi ajo, duke shtuar me krenari se arriti ta shndërronte obsesionin me ushqimin në një marrëdhënie të shëndetshme, falë punës me veten.
Duke e përshkruar rrugën drejt rimëkëmbjes si një proces për të gjetur “ekuilibrin”, Victoria theksoi se David Beckham luajti një rol kyç në ndihmën e saj për t’u çliruar nga varësia ndaj stërvitjeve të tepërta.
“David ishte ai që ndryshoi mënyrën time të stërvitjes,” tha ajo. “Dikur gjithçka që doja ishte të digjja, digjja, digjja kalori. Ai më inkurajoi të filloja stërvitjen me pesha.”
Sipas saj, bashkëshorti ka qenë gjithmonë shumë mbështetës.
Përpara se dokumentari të shfaqej premierë, Victoria foli me vajzën e saj 14-vjeçare për këtë eksperiencë, duke e përgatitur për temat që do trajtoheshin publikisht.
Ajo kujtoi se marrëdhënia e saj e trazuar me ushqimin kishte filluar në vitet 1990, kur “të gjithë ishin të fiksuar pas frazës ‘pa yndyrë, pa yndyrë, pa yndyrë’”.
“Idea e të ngrënit ushqime me yndyrë më tmerronte. U bëra tepër e kujdesshme me gjithçka që haja,” tregoi ajo.
“Fillova të dyshoja në vetvete dhe të mos më pëlqente vetja. Nuk e dija çfarë po shihja në pasqyrë — a isha e shëndoshë apo e dobët? Kisha humbur çdo ndjenjë realiteti. Isha shumë kritike ndaj vetes. Nuk më pëlqente vetja,” përfundoi Victoria në rrëfimin e saj prekës.
Top Channel