
Lennart Karl ka hyrë në historinë e Bayern Munich si golashënuesi më i ri ndonjëherë në Champions League për klubin bavarez.
Talenti premtues realizoi golin e tij të parë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube kundër Club Brugge pas 5 minutave lojë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur dekada më parë.
Ndërkohë, në një mbrëmje plot emocione për të rinjtë, Chelsea pa dy rekorde të thyhen brenda vetëm 30 minutash!
Fillimisht, Marc Guiu realizoi një gol historik kundër Ajaxit, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Chelseat në Champions League. Por pak minuta më vonë, skena u mor nga Estevão, i cili e theu menjëherë rekordin e Giu-it, duke e kaluar atë si goleadori më i ri ndonjëherë për Chelsean në UCL – të gjitha brenda të njëjtës ndeshje!
Top Channel