Liga e Kampionëve ka mbyllur javën e tretë të fazës së ligës, me pesë skuadra që momentalisht udhëheqin me pikë maksimale.

PSG, Bayern Munchen, Inter, Arsenal dhe Real Madrid njohin vetëm fitore në tre ndeshjet e para, duke ecur me një hap të sigurt drejt kualifikimit dhe gjithashtu drejt Top 8. Tre ekipet e tjera që e plotësojnë këtë grup janë Dortmund, Manchester City dhe Newcastle.

Ekipe si Barcelona, Liverpool e Chelsea momentalisht ndodhen në zonën e skuadrave që shkojnë në fazën “Play Off”, teksa po në këtë grup spikasin dhe emra si Qarabag, Club Brugge apo dhe Royal Union.

Dy ekipe surprizë që momentalisht ndodhen jashtë zonës së kualifikimit janë Juventusi dhe Leverkuseni, që deri më tani kanë grumbulluar nga dy pikë secila, ndërkohë te vetmet skuadra me nga zero pikë janë Benfica dhe Ajax.

Java e katërt do të startojë më 4 nëntor, ku sfida që spikat është ajo mes Paris SG dhe Bayern Munchen.

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta