
Po shtohen gjithnjë e më shumë zërat se formati i kualifikueseve të Evropianëve dhe Botërorëve mund të ndryshojë së shpejti. UEFA mesa duket po e mendon një modifikim të sistemit aktual me synimin që të bëjë këto kualifikuese më tërheqëse dhe më të rivalizuara.
Mes hipotezave që po merren në konsidetratë është edhe ajo për një model me grup unik sic po ndodh edhe në kompeticionet për klube, Champions, Europa dhe Conference League. Që do të thotë se do të jetë një algoritëm që do të përcaktojë ciftet e kombëtareve në këto kualifikuese. Është e përditshmja gjermane ‘Bild’ ajo flet për një ndryshim të tillë, por edhe vetë presidenti i qeverisë së futbollit evropian, Alexander Ceferin ka konfirmuar se diçka po ndodh me të vërtetë në kërë pikë.
‘Nuk besoj se Kampionati Evropian në vetvete do të ndryshojë, por ndoshta ndeshjet kualifikuese mund të jenë ndryshe-tha Ceferin për të përditshmen e njohur gjermane-nuk do të ketë numër më të madh ndeshjesh, por një format më interesant. Po e mendojmë këtë’.
Gjithnjë sipas të përditshmes ‘Bild’, ky ndryshim që është propozuar nga një përfaqësues anglez në një takim në Malaga, do të jetë i vlefshëm edhe për ndeshjet kualifikuese të Zonës Evropiane për Kupën e Botës dhe mund të nisë të aplikohet pas Evropianit të 2028, pra me kualifikueset e Botërorit 2030. Ndërkaq, Komisioni i Garave për skuadrat kombëtare në UEFA ka krijuar një grup pune për të studiuar të gjitha hipotezat e parashtruara. Ky grup pune do të mblidhet në fund të muajit tetor dhe synon të prezantojë në mënyrë të detajuar propozime të ndryshme në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA së 3 dhjetorit
Top Channel