I diagnostikuar me leuçemi, trajneri kampion i Suedisë,Torstensson: Më i fortë, sepse kuptova rëndësinë e jetës

22/10/2025 10:09

Sporti gjithnjë të tregon histori që shumë pak kanë aftësinë t’i krijojnë dhe një prej këtyre historive, e shndërruar në një përrallë moderne, është treguar nga futbollistët e Mjällby, që ditën e hënë kompletuan një rrugëtim të jashtëzakonshëm e mrekullueshëm në kampionatin suedez duke fituar titullin kampion.

Një fushatë që nuk do të harrohet kurrë dhe ka hyrë tashmë në historinë e futbollit duke qënë se padronët e rij të futbollit në vendin skandinav janë një skuadër nga një qytet me verëm 1400 banorë. Dhe një prej protagonistëve më të mëdhenj të kësaj skuadre që është pagëzuar edhe si ‘Leicester suedez’ është pikërisht trajneri Anders Torstensson, historia e të cilit ka gjithashtu të pabesueshmen duke qenë se ai prej muajsh po lufton një betejë shumë më të fortë jashtë fushave të lojës

Në fakt në gusht të vitit 2024, Torstensson mësoi një lajm të tmerrshëm; u diagnostikua me leucemi linfatike kronike. ‘Që nga ai moment e ndjej veten akoma më të fortë sepse kuptova rëndësinë e jetës, rëndësinë e cdo dite këtu-pohon trajneri 59 vjecar-sot nuk ndihem ndryshe në krahasim me ditët  kur nuk e dija për sëmundjen. Në një farë mënyre e lë diagnozën në spital. E kam pranuar dhe nuk është diçka që më prek thellë’.

Por në anën tjetër diagnoza me kancer i ka mësuar diçka Torstensson.

‘Nuk marr asgjë për të mirëqenë dhe nuk i shtyj gjërat për t’i bërë të nesërmen-tregon Torstensson-është edhe kjo një arsye që fituam. Të gjithë pyesin për sekretin tonë, por nuk ka asnjë të tillë. Janë rreth 500 gjëra mbi të cilat kemi punuar cdo ditë me një kujdes të jashtëzakonshëm dhe nuk kemi  bërë kompromis për asgjë’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta