
Barcelona nuk do të ketë trajnerin Hansi Flick në pankinën në El Clasicon e së dielës ndaj Realit të Madridit. Për trajnerin gjerman konfirmohet ndëshkimi me vetëm 1 ndeshje pezullim për kartonin e kuq të marrë në sfidën me Gironën
Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit ka hedhur poshtë apelin e bërë nga Barcelona ndaj vendimit të Gil Manzanos për të ndëshkuar Hansi Flick me akumulim të dy kartonëve të verdhë. Në raporTin e Gil Manzanos lexohej se kartonin e parë të verdhë Flick e mori në minutën e 90 pasi duartrokiti me ironi një prej vendimeve të arbitrit në shenjë proteste. Ndërsa të dytën për një gjest mosaprovimi. Dhe duke qenë se nuk bëhet fjalë për një karton të kuq direkt, por vetëm akumulimi i dy kartonëve të verdhë që u kthyen në të kuq, për Flick ndëshkimi ishte me vetëm 1 ndeshje pezullim.
Gjithsesi Barcelona ka të drejtë të apelojë këtë ndëshkim të Flick në Komisionin e Apelit dhe më pas nëse do të jetë e nevojshme mund të shkojë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Spanjës
Ndërkaq, Flick nuk u ndëshkua për gjestin e tij të shëmtuar të kryer për shkak të euforisë së madhe pas golit të Araujos dhe kjo për faktin e thjeshtë se ky episod nuk ishte në raportin e Gil Manzano
Top Channel