
Galatasaray dhe Athletic Bilbao kanë marrë fitore ne ndeshjet e javës së 3 të League Phase të Ligës së Kampioneve teksa mposhtën respektivisht Bodo/Glimt dhe Qarabag.
Te sfida mes Galatasaray dhe Bodo/Glimt ishte Victor Osimhen ai që u be protagonisti i mbrëmjes në fitoren 3-1 të skuadrës turke. Ish sulmuesi i Napolit shënoi golin e avantazhit ne minutën e 4, ndërkohë që në minutën e 33, nigeriani plotesoi dygolëshin e tij duke e çuar rezultatin në 2-0. Ndërsa në minutën e 60 Akgun shënoi golin e tretë për Galatasaray. Për Bodo/Glimt, Helmersen shenoi golin e vetem dhe ndeshja u mbyll 3-1 për skuadrën nga Stambolli.
Ne San Mames, Athletic Bilbao mundi Qarabagun 3-1, por skuadra baske pati disa vështiresi teksa e pa veten ne disavantazh që në minutën e parë teksa skuadra kazake shënoi me Andrade. Gjithsesi Bilbao reagoi dhe barazoi rezultatin ne 1-1 me Guruzeta. Në minutën e 65 Navarro i dha mundësinë Bilbaos të permbysë rezultatin ne 2-1 me golin e tij. Në çastet e fundit Guruzeta plotësoi dygolëshin e tij fiksoi fitoren 3-1 për Athletic Bilbao që në këtë mënyrë regjistroi suksesin e parë pas dy humbjeve në këtë sezon.
Top Channel