Bordi i transportit urban të Lisbonës jep dorëheqjen pas zbulimeve për daljen nga shinat të teleferikut

22/10/2025 21:13

Bordi i kompanisë portugeze të transportit publik Carris – e cila operon me autobusë, tramvaje dhe teleferikë në Lisbonë – dha dorëheqjen të hënën, dy ditë pasi u publikua një raport dënues mbi shkaqet e daljes nga shinat të teleferikut ikonik Gloria që vrau 16 persona në fillim të shtatorit.

Presidenti i kompanisë shtetërore Carris, Pedro Bogas, dhe i gjithë bordi dhanë dorëheqjen, njoftoi bashkia e Lisbonës. Kryetari i bashkisë Carlos Moedas u rizgjodh më 12 tetor, duke u zotuar të rivendosë “besueshmërinë e një kompanie me rëndësi themelore” në kryeqytetin portugez sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Bordit Portugez të Hetimit të Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore (GPIAAF), dalja nga shinat u shkaktua kur një kabllo që lidhte dy vagonët e teleferikut u këput. Raporti paraprak, i publikuar të hënën, thekson se kablloja nuk i plotësonte specifikimet e përcaktuara nga Carris, e cila kishte nënkontraktuar punën e mirëmbajtjes.

Megjithëse të dhënat tregojnë se është kryer puna e mirëmbajtjes, hetuesit kanë mbledhur prova që sugjerojnë se puna nuk korrespondon me atë që është kryer në të vërtetë. Në pritje të raportit përfundimtar, ata rekomanduan që tre teleferikët në kryeqytetin portugez të mbeten të palëvizshëm për t’u siguruar që kanë sisteme frenimi dhe mekanizma sigurie për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Më 3 shtator, një teleferik Gloria doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë, duke vrarë 16 persona dhe duke plagosur rreth 20 të tjerë. Të vdekurit ishin pesë portugezë, tre britanikë, dy koreano Jugor, dy kanadezë, një francez, një zviceran, një amerikan dhe një ukrainas.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta