Vajza e aktorit të famshëm Antonio Banderas dhe aktores Melanie Griffith, Stella Banderas, u martua të shtunën, më 18 tetor, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në manastirin Retuerta Le Domaine Abbey, në Valladolid të Spanjës.

Aktorin 65-vjeçar e pushtuan emocionet, teksa e pa vajzën e tij të vetme të veshur si nuse. “Të shoh vajzën time të veshur si nuse është një nga momentet më të bukura të jetës sime. Do të jem babai i nuses, dhe këtë rol e marr përsipër me gjithë emocionin e botës,” – u shpreh Banderas për revistën ¡Hola! pak para dasmës.

Stella dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Alex Gruzinski, u fotografuan duke mbajtur duart dhe duke buzëqeshur. Nusja dukej e mrekullueshme me një fustan dantelle me supe të hapura, ndërsa dhëndri kishte zgjedhur një smoking klasik të zi. Antonio Banderas u pa duke ngritur gotën për të përshëndetur të sapomartuarit, i veshur me një kostum elegant të zi dhe papion.

Aktori shpjegoi edhe arsyen pse vajza e tij zgjodhi të martohej në Spanjë, duke theksuar se ky vendim e mbushi me krenari: “Ajo ndihet andaluziane, edhe pse është rritur në SHBA. Kjo është mënyra e saj për t’u rilidhur me rrënjët dhe për të ndarë atdheun e saj me bashkëshortin dhe familjen e tij,” – tha Banderas.

Sipas ¡Hola!, në dasmë ishin të pranishme edhe vajzat e Michelle dhe Barack Obama, gjysmëmotra e Stellës, Dakota Johnson, gjyshja e saj, aktorja legjendare Tippi Hedren, si dhe Trudy Styler, producentja, regjisorja dhe bashkëshortja e këngëtarit Sting.

Ngjarja u zhvillua në fshehtësi të plotë, me masa të rrepta sigurie. Të ftuarve u ndaluan telefonat celularë, ndërsa stafi nënshkroi marrëveshje konfidencialiteti. Në ceremoni morën pjesë rreth 200–250 persona dhe festimet përfshinë kokteje në natyrë, një drekë zyrtare dhe një festë me muzikë live dhe bar të hapur.

Stella Banderas kishte njoftuar fejesën e saj në gusht 2024 përmes Instagram-it, duke publikuar foto të propozimit romantik. Në imazhe, ajo tregonte unazën me gur solitar që i dhuroi Alex, duke shkruar: “Do ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime me personin tim të preferuar në Tokë!”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta