
Rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan në mbrëmjen e së hënës në qendër të Eindhoven ku do të luhet ndeshja mes PSV dhe kampionëve të Italisë në Ligën e Kampioneve.
Sipas policisë, sjellja e tyre shkakoi trazira, por nuk u verifikuan zënka apo përleshje të mirëfillta dhe se autoritetet vepruan për të parandalonin ngjarje të tilla pikërisht përmes arrestimeve masive
Policia holandeze i përshkroi tifozët e Napolit si një grup shumë i madh personash me një lloj atmosfere; agjentët iu kërkuan atyre që të lënë qendrën e qytetit, një kërkesë që napoletanët e injoruan, kështu tifozët u arrestuan për thyerje të rregullave të Bashkisë për grumbullimet dhe u dërguan në ata në stacionin e policisë së Mathildelaan.
Mësohet se disa prej personave të ndaluar nuk ishin të pajisur me bileta për ndeshjen mes PSV dhe Napolit. Pas dërgimit në stacionin e policisë, të 180 tifozët e napolit e arrestuar, u urdhëruan të largoheshin nga vendi dhe të ktheheshin në Itali. Mësohet se të gjitha biletat e tifozëve të ndaluar u anuluan, ndërkohë që raportet e policisë holandeze për këtë ngjarje iu dërguan Kuesturës së Napolit për ta shqyrtuar atë e për të parë nëse ekziston mundësia e ndëshkimit të këtyre tifozëve me përjashtim nga stadiumet
Top Channel