
Skënderbeu U-19 ka regjistruar një rezultat historik ndaj Aston Vilës U-19. Ndeshja e vlefshme për fazën gjysmëfinale të kualifikueseve të “UEFA Youth League”, u mbyll me barazim 1-1.
Sfida e parë u luajt në Korçë, ndërsa filloi në orën 16:00. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, pasi kishin humbur një penallti ndërsa autori I golit mbetet Uilson. Skënderbeu nuk i la të festonin shumë gjatë, pasi 3 minuta më vonë Ensar Beqiri vendosi baraspeshën ndëerkohë në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë. Takimi i kthimit do të luhet më 5 nëntor në Angli. Korçarët janë gati të shkruajnë historinë në Europë me të rinjtë, pasi fillimisht eliminuan Inter D’Eskaldes.
Si për ironi të fatit ekipi i parë i Skëndërbeut është i dënuar nga UEFA për 10 vite dhe në edicionin pasardhës pritet të përfundojë periudhën e dënimit I cili nga 10 kualifikime ju shndërruar në 10 vite. Gjithësesi për të qenë sërish pjesë e kupave të Europës me ekipin A do të duhet si fillim të rikthehen në Kategorinë Superiore e më pas brenda Final Four.
Top Channel