
Kylian Mbappe po kalon momentin më të mirë që nga momenti kur u transferua te Reali i Madridit. Francezi ka mundur të shënojë në 11 ndeshje radhazi me klubin dhe përfaqësuesen e tij dhe është shënuesi më i mirë në La Liga me 10 gola të shënuar, ndërkohë që ka edhe 5 gola në Champions League.
Në sezonin e tij të parë me Los Blancos, Mbappe shënoi 7 gola në 11 ndeshjet e para, ndërsa në sezonin aktual ka 15 finalizime në po kaq ndeshje të zhvilluara deri tani. Edhe në Ligën e Kampioneve ai po bën diferencën teksa ka shënuar një dygolësh ndaj Marseille dhe një tregolësh ndaj Kairat duke regjistuar një mesatare prej 2.5 golash në sezon dhe nëse vazhdon me këtë ritëm ai mund të thyejë rekordin e Cristiano Ronaldor për golat e shënuar në një sezon përpara mbylljes së fazës së ligës në Champions League.
Kur Cristiano Ronaldo shënoi 17 gola në sezonin 2013/14, shumë pak mendonin se ky rekord do të thyhej brenda një kohe të shkurtër. Por tani në skenë ka hyrë Kylian Mbappe e bashkë me të edhe Erling Haaland dhe Harry Kane. Nëse francezi do të mbajë këtë ritëm, atëherë rekordi i Ronaldos do të thyhet në 2 ndeshjet e fundit të fazës së ligës ndaj Monacos dhe Benficas, ndërkohë që para tyre Reali i Madridit do të përballet me Juventusin e Manchester City në Santiago Bernabeu dhe Liverpoolin dhe Olympiacos në transfertë.
Top Channel