Përleshjet mes tifozëve rivalë të skuadrave të Tel Avivit, Maccabi dhe Hapoel, shkaktuan dhjetëra të plagosur dhe mes tyre kishte edhe agjentë policie

Ishin vetë autoritetet izraelite që e konfirmuan këtë. Gjithcka ndodhi gjatë sfidës mes këtyre dy skuadrave që më pas u pezullua pasi policia u detyria të evakuojë persona të shumtë. Në një deklaratë të bërë mëngjesin e së hënës, një zëdhënës i policisë pohoi se një grup tifozësh ishin të pranishëm në sfidën e së dielës dhe kishin hedhur raketa dhe tymosëse në fushën e lojës dhe kështu kjo sfidë e zhvilluar në Bloomfield Stadium u anulua përfundimisht për motive të sigurisë publike

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta