Trajneri i Bolongnas, Vincenzo Italiano, është shtruar në spital për shkak të pneumonisë me origjinë bakteriale, kanë njoftuar zyrtarisht sot drejtuesit e klubit italian.

Sipas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të klubit, Italiano ndodhet në departamentin e pulmonologjisë në Poliklinikën Sant’Orsola-Malpighi, nën kujdesin e mjekut Stefano Nava. Gjendja nuk ka lidhje me COVID-19, por kërkon terapi të specializuar me antibiotikë.

“Trajneri do të qëndrojë i shtruar për rreth pesë ditë. Gjendja e tij klinike është duke u përmirësuar gradualisht, dhe përditësimet e mëtejshme do të publikohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Italiano nuk do të jetë në stol në ndeshjen e së enjtes në Europa League, ku Bologna përballet me Steaua Bukureshtin.

Klubi ka shprehur mbështetjen e plotë për trajnerin, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm në pankinë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta