I njohur si lojtari i fortë, i pathyeshëm dhe i padorëzuar në sulmion kuqezi, Mirlind Daku, këtë herë nën krahët e të dashurës së tij duket krejtësisht ndryshe, si nuk e kishim parë asnjëherë më parë.

Thashethemet kanë përfunduar vetëm disa orë më parë kur Influencerja e njohur Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, kanë publikuar një foto të tyren bashkë duke u përqfuar. Lajmi u bë publik përmes një postimi të Vesës në rrjetet sociale, ku ajo ndau disa momente të afërta me partnerin e saj.

Në fotot e publikuara, çifti shfaqet duke shkëmbyer puthje, ndërsa në një tjetër postim Vesa ka treguar një buqetë me trëndafila të kuq, dhuratë nga Daku me rastin e përvjetorit të lidhjes së tyre. “Gëzuar përvjetorin”, ka shkruar ajo në mbishkrimin që shoqëronte foton romantike.

Edhe pse deri më tani e kishin mbajtur marrëdhënien larg syve të publikut, prej muajsh janë përfolur për afërsinë mes tyre. Madje, Vesa është parë disa herë në tribunat e stadiumeve, duke përkrahur Dakun në ndeshje të rëndësishme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta