
Dikur çdo mëngjes bën apelin e nxënësve të klasës, ndërsa sot ish-mësuesja e matematikës apelin e bën baxho.
“Mirëmëngjesi, le të nisnim me punët që të gjithë, Antonela të kalojë të gjalpi me Vjollcë, Neta tek qumështi i ijës, Matilda me Florin dhe Artën të vazhdojnë punë që kanë nisur, ndërsa Ardiani me Martën të heqin hirrën”, tha ish-mësuesja, Enxhi Marku.
Enxhi Marku, është 33 vjeçe nga fshati Fishtë i Lezhës, edhe pse ishte aposiunuar pas mësimdhënies, nevojat familjare e detyruan të hiqte dorë përgjithmonë nga formulat e matematikës dhe fizikës, për tu marrë me prodhimin e djathit dhe të gjalpit.
“Kam 8 vite që merrem me industrinë e përpunimit të qumështit, më parë kam qenë mësuese matematike-fizike”, u shpreh ajo.
Enxhi, thotë se edhe pse qëndron larg banka të shkollës, kontributin e saj për fëmijët po e jep nëpërmjet ushqimit, duke u munduar të nxjerrë në treg një produkt të pastër bulmeti.
“E kujt nuk i mungojnë fëmijët, por kam gjetur një tjetër mënyrë për tu kujdesur për ta, dhe është kjo puna në baxho”.
Por pasioni nuk mjafton për të pas një vit të mirë financiarë, kësaj here kërkesat për bulmet ishin shumë herë më ulëta dhe kjo e ka një arsye.
“Ka qenë një vit i vështirë, sepse pritshmëritë kanë qenë të mëdha për shkak të turizimit dhe kërkesa ka qenë e ulët. Mendoj se pjesa e turizmin dha efektet e veta edhe në sektorin tonë”.
Enxhi mundohet që lëndën e parë ta sigurojë tek 200 fermerë të zonës së Fishtës, dhe kjo është e mundshme sepse shpopullimi i zonave rurale ka bërë që të vetmit blegtor të jenë të moshuarit, të cilët shumë herë abuzojnë edhe më cilësinë. Ku për të rritur fitimin, sasinë e qumështit e shtojnë me ujë, dhe kjo nuk është aspak e ndershme dhe as e shëndetshme.
“Akoma ne punojmë me fermerin e vogël fare që ka dy krerë, dhe pjesa më e madha janë mosha e tretë, është shumë e vështirë që të gjesh qumësht cilësor’’.
Mësuesja e matematikës thotë se 8 vite eksperiencë në baxho, e kanë bërë atë një teknologe të mirë ushqimi, e pavarësisht kësaj ajo thotë që një ditë do të kthehet sërish tek nxënësit e saj.
Top Channel