
43 gola janë shënuar në total në 9 ndeshjet e para të javës së tretë në Champions League, ku shihet një dominim i frikshëm nga ekipet e mëdha.
14 skuadra zbritën në fushë në orën 21:00, pas dy ndeshjeve të pasdites, ku takimi që spikati më shumë ishte Arsenal-Atletico Madrid. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën “Topçinjtë” dominuan frikshëm, duke shënuar plot 4 herë, me ekipin e Simeones që ishte i pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur.
PSG shkaktoi një “tërmet”, duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje, kësaj radhe duke mundur Leverkuesenin në Gjermani me rezultatin e thellë 2-. Të dyja ekipet ngelën me 10 lojtarë, ndërsa në listën e golashënuesve i pranishëm ishte edhe Dembele, i cili sapo u kthye nga një dëmtim.
Interi gjithashtu tregoi forcën në Belgjikë, duke mundur 0-4 debutuesit e Royal Union, ndërsa Haaland dhe Bernardo Silva i dhanë fitoren 0-2 Manchester Cityt kundër Villarrealit.
Surpriza më e madhe erdhi nga Holanda, ku Napoli u mposht me rezultatin e thellë 6-2 nga PSV-ja.
Në sfidat e tjera, Dortmund mundi 2-4 Copenhagen, ndërsa Newcastle triumfoi 3-0 me Benficën.
Sa i përket sfidave të orës 18:45, Barcelona mundi 6-1 Olympiacosin, ndërsa Kairat Almaty-Pafos u mbyll pa gola.
REZULTATET:
ARSENAL 4-0 ATL. MADRID
Gabriel 57′, Martinelli 64′, Gyokeres 67′, 70′
Goli i Gabriel (Video)
Goli i Martinelli (Video)
Goli i parë i Gyokeres (Video)
Goli i dytë i Gyokeres (Video)
BAYER LEVERKUSEN 2-7 PSG
Garcia (P) 38′, 54′ / Pacho 7′, Doue 41′, 45+3′, Kvaratskhelia 44′, Mendes 50′, Dembele 66′, Vitinha 90′
Kartonët e kuq: Andrich 32′ / Zabarnyi 37′
Goli i Pachos (Video)
Goli i parë i Garcias (Video)
Goli i parë i Doue (Video)
Goli i Kvaratskhelias (Video)
Goli i dytë i Doue (Video)
Goli i Mendes (Video)
Goli i dytë i Garcias (Video)
Goli i Dembeles (Video)
Goli i Vitinhës (Video)
ROYAL UNION 0-4 INTER
Dumfries 41′, Lautaro Martinez 45+1′, Calhanoglu (P) 53′, Esposito 76′
Goli i Dumfries (Video)
Goli i Lautaro Martinez (Video)
Goli i Calhanoglus (Video)
Goli i Espositos (Video)
VILLARREAL 0-2 MAN. CITY
Haaland 17′, Silva 40′
Goli i Haaland (Video)
Goli i Silvës (Video)
COPENHAGEN 2-4 DORTMUND
Anton (A.g) 34′, Dadason 90+1′ / Nmecha 20′, 76′, Bensebaini (P) 61′, F. Silva 87′
NEWCASTLE 3-0 BENFICA
Gordon 33′, Barnes 71′, 83′
PSV 6-2 NAPOLI
Til 35′, Saibari 39′, Man 54′, 80′, Pepi 87′, Driouech 89′ / McTominay 31′, 86′
Top Channel