Video duke puthur Loredanën, flet i riu nga Vlora: Prisja më shumë…

20/10/2025 19:31

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë David Dano, i cili së bashku me një tjetër të ri, u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në 29 shtator.

I riu kërkonte dëmshpërblimin për banesën që i është prishur për ndërtimin e rrugës Transballkanike. Si e mori ai guximin për ta bërë këtë gjë dhe a kishte frikë se çfarë mund të ndodhte më pas? Për këto e shumë të tjera flet vetë Davidi…

Davidi ka publikuar në Instagramin e tij edhe një video me Loredana Bratin ku duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe ai i dhuron asaj një puthje në faqe. Si është e vërteta pas kësaj videoje? Ja çfarë tregon Davidi: Kjo video është publikuar para se të ndodhte ngjarja në Vlorë. Ka qenë verë, pushime, në plazh. Ajo ka qenë e shoqëruar me disa të tjerë.

E njeh Loredanën?

Personalisht jo. Vetëm nga ajo video dhe çfarë kam parë nga ajo vajzë në ato pak minuta.

Ishte e bukur nga afër?

Simpatike. Prisja më shumë, por ishte simpatike.

Pastaj ti e puthe në faqe…

Kjo më lindi natyrshëm. Më erdhi instikti i brendshëm./TAR 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta