
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u ndal në “Top Story” tek marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut serb, Aleksandër Vuçiç.
Spiropali tha se Shqipëria është sot vendi dhe partneri më i besuar në rajonin tonë.
Elisa Spiropali: Marrëdhëniet mes kryeministrave, nuk janë marrëdhënie që mund të kushtëzohen për politikat të brendshme apo të jashtme. Ne këta fqinjë kemi. Shqipëria është sot vendi dhe partneri më i besuar në rajonin tonë, i BE, NATO-s. Sot Shqipëria nuk është më arsye për destabilizim, por arsye e fortë për stabilizim. Nuk njihet më si vend që nuk dihet se çfarë marrëdhënie ka me fqinjët.
Grida Duma: Shqipëria ka pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët me notën 10.
Elisa Spiropali: Shqipëria sot nuk ka më asnjë kompleks. Është partneri më i besueshëm dhe është në vijën e parë të anëtarësimit në BE.
Top Channel