Shqipëria abstenoi në OKB për çështjen e Gazës, Spiropali: Kemi mbajtur qëndrim të qartë, jemi shumë mirë të orientuar

20/10/2025 21:46

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, arsyetoi në “Top Story” vendimin e Shqipërisë për abstenimin në OKB, për çështjen e Gazës.

“Ndihem shumë mirë kur jam në takime të tilla sepse e kam rrugën e shtruar nga ajo që është bërë më parë. Shqipëria ka një qëndrim të qartë strategjike, Shqipëria është vend i vogël por shumë mirë i orientuar, është një vend që nuk ka surpriza.

Dimë qëndrimin e Shqipërisë sa i takon Ukrainës, Izraelit sa i takon Palestinës. Shqipëria ka abstenuar për disa çështje, menduam që nuk e kishim kapacitetin për të marrë një vendim nëse do të ishim pro apo kundër. Në këtë rast Shqipërisë i lejohet të mbajë një qëndrim sovran.

Kemi pasur një qëndrim të qartë si drita e Diellit. Ne i dënojmë sulmet terroriste të Hamasit. Ne e përgëzojmë marrëveshjen e arritur me ndihmën e SHBA-së. Ka nisur një proces i një paqe të konsoliduar”, tha Spiropali.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta