Java e 7-të e Superiores është mbyllur këtë të diel, teksa në 5 takime u shënuan vetëm pesë gola.

Vllaznia mundi mes polemikash Bylisin në ndeshjen e parë të javës, ndërsa Egnatia dhe Dinamo u ndalën në barazim pa gola në Rrogozhinë.

Po të shtunën, Tirana nuk vazhdoi dot ritmin e fitoreve pas derbit, duke barazuar pa gola me Teutën, me këta të fundit që ende nuk njohin asnjë humbje.

Të dielën, Partizani mundi vendin e fundit, Flamurtarin në Vlorë falë një autogoli të Trashit, ndërkohë Vora mundi Elbasanin 1-2, ku verdheblutë humbën shansin të afroheshin me Vllazninë.

Shkodranët ruajnë kreun e renditjes me 16 pikë dhe ndiqen nga Egnatia me dy pikë më pak. Teuta, Elbasani dhe Dinamo numërojnë nga 11 pikë, ndërsa Vora renditet pas tyre me një pikë më pak.

Partizani renditet i shtati me 7 pikë, ndërsa Bylisi e ndjek me 6 pikë në zonën e “Play Out”.

Tirana ndodhet e nënta me 6 pikë, ndërsa Flamurtari ende nuk numëron fitore duke u renditur i fundit me 2 pikë.

RENDITJA:

Screenshot

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta