Të dielën u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut për kryetarët e komunave, ndërsa më datë 2 nëntor do të mbahet raundi i dytë.

Partia VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj kryesojnë në 53 komuna në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje.

Koalicioni VLEN kryeson në 9 komuna, LSDM dhe koalicioni në 8 komuna, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në 5 komuna, ndërsa Lëvizja ZNAM, Partia Demokratike e Turqve, Unioni i Romëve, si dhe grupet e votuesve të Mendi Qyrës dhe Azem Sadikut, fituan secili në nga një komunë.

Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas përpunimit të 99,94% të votave, kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në komunat:

Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosillevë, Brvenicë, Butel, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarca, Dellçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Zrnovcë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Vodë, Kërçovë, Koçan, Konçe, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë (pa cenzus), Maqedonska Kamenicë, Maqedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovë, Pehçevë, Prilep, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Staro Nagoriçane, Strumicë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtip.

LSDM dhe koalicioni i saj fituan më shumë vota në komunat Bogdanci, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Lozovë, Rosoman, Qendër dhe Çuçer-Sandevë.

Kandidatët e koalicionit VLEN fituan në komunat Haraçinë, Bogovinjë, Dibër, Dollnen, Zhelinë, Saraj, Tearcë, Tetovë dhe Çair.

Kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) fituan më shumë vota në Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Plasnicë dhe Çashkë.

Maksim Dimitrievski, Kandidati i Lëvizjes ZNAM, fitoi më shumë vota në Kumanovë, Kurto Dudush nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, ndërsa në Strugë dhe Studeniçan fituan kandidatët e pavarur Mendi Qura dhe Azem Sadiku.

Në Qendër Zhupë fitoi kandidati i Partisë Demokratike të Turqve, Arian Ibrahim.

Është e sigurt se do të përsëritet raundi i parë në Qendër Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë dhe në Vrapçisht, pasi nuk është arritur censusi i nevojshëm, të dalin në votim të paktën një e treta e votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet për kryetarë komunash zhvillohen sipas modelit mazhoritar, ndërsa zgjedhjet për anëtarët e këshillave komunalë sipas modelit proporcional, në një raund.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta