
Pas blerjeve rekord të realizuara në merkaton e transferimeve dhe nje starti perfekt të sezonit, Liverpool duket se ka hyrë në një krizë rezultatesh. Pasditen e së dielës skuadra u mund nga Manchester United duke regjistruar humbjen e 4-t radhazi në të gjitha kompeticionet
Ecuria negative e kampionëve të Anglisë nisi me sfidën ndaj Crystal Palace ndaj së cilës humbën me rezultatin 2-1. Më pas erdhi humbja me Galatasaray 1-0 në Ligën e Kampioneve dhe ajo me Chelsea 2-1 në Premier League, rezultate këto që së bashku me disfatën ndaj Djajve të Kuq kanë bërë që Liverpool tani të shohë veten 4 pikë prapa Arsenalit kryesues.
Kjo situatë shqetëson shumë, sidomos kur mendon investimin e madh që Liverpool bëri në muajt e kësaj vere. Asnjë klub nuk ka shpenzuar kaq shumë sa ‘The Reds’, që në total derdhi plot 477 milionë euro për blerje lojtarësh të kalibrit Alexander Isak për 145 milionë euro, Florian Ëirtz për 125 milionë apo Hugo Ekitike për 95 milionë euro. Megjithatë jo të gjithë futbollistët e Liverpool janë entuziastë për prurjet e reja në skuadër dhe një prej tyre është edhe kapiteni Virgil Van Dijk i cili mendon se skuadra aktuale është më e brishte se ajo e sezonit të kaluar
‘Besoj se klubi ka bërë një punë shumë të mirë përsa i merkatos, por nuk kemi bërë përforcime sepse është e qartë që kemi humbur shumë cilësi që ka qenë e rëndësishme gjatë gjithë këtyre viteve-u shpreh holandezi për ‘Reach Sport’ përpara ndeshjes me Manchester Unite- Luis Díaz, Darëin Núñez, Jarell Quansah, Harvey Elliot…janë futbollistë shumë cilësorë që i kemi shitur’
Top Channel