“Pamjet filmike nxorën zbuluar hetimet”/ Avokati Ulian Barjami zbulon të vërtetën në “Top Story”: Prokurori nuk dinte të lexonte, më kërcënoi pasi…

20/10/2025 22:45

Avokati Ulian Barjami ishte këtë mbrëmje në studion e “Top Story” në Top Channel, vetëm pak orë pasi u la i lirë me urdhër të Prokurorisë.

Ai u shpreh se arrestimi i tij ishte i paligjshëm, ndërsa tregoi gjithë çfarë ndodhi në seancën e të premtes ku po mbronte klientin e tij.

“Në fakt ishte një seancë masë sigurimi, që ndodh tre ditë pas arrestimit. Ishte një seancë maratonë. Konstatova që kishte mospërputhje të akteve. Asnjëri nga këto akte nuk përputhej me njëri tjetrin. I thash që kam nevojë që prokurori të konstatojë qëndrimin e tij, thash që dikush këtu gënjen, të qëllimshëm ose jo nuk e di. Pasi gjykata e konstatoi këtë fakt, prokurori sajoi më shumë se sa saktësoi. Prokurori mezi lexonte, është për të ardhur keq.

Unë kisha çështjen e kapjes së disa personave për armë mbajtje pa leje, personi që unë mbroja akuzohej për kundërshtim të policisë gjatë arrestimit. Kur u hapën pamjet e kamerave të sigurisë të lokalit në sallë u konstatua ajo që thash unë, aty u provua një skandal, personi që unë mbroja nuk kishte kundërshtuar policinë. Ne konstatuam që nuk ka vepër penale nga personi që unë mbroja, por nga policia për procesverbalin që kishte mbajtur, por edhe prokurori. Hetimet vazhdojnë, ky është fillimi fare.

Prokurori reagon, unë kam folur qetësisht, nuk më rëndonin mua, fola ligjërisht për paligjshmërinë që ndodhi. Unë thash se pavarësisht vendimit të personit që mbroja unë do ta ndiqja çështjen. Prokurori reagoi keq, edhe gjyqtarja nuk e menaxhoi dot momentin dhe unë e pash. Prokurori kërcënoi aty, është vepër penale, nuk ka atribut të më arrestojë mua. Edhe kur u mbyll seanca, unë mbajta qëndrimin tim. Konkluzioni im ishte që u provua shkelja që unë konstatova.

Gjyqi ndodhi të premten, të shtunën më thirrën në komisariat. Nuk do bëja kallëzim edhe pse e thash këtë, sepse kam parimet e mia, që nuk do bëj kallëzim ndaj kolegëve dhe nuk do mbroj klientë që bëjnë krime ndaj të maturve. Si procedurë për mua është e paligjshme”, u shpreh avokati.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta