Vlerat e tregut të Transfermarkt janë të njohura në të gjithë botën dhe janë cituar nga klube të mëdha, lojtarë dhe pothuajse çdo organizatë e shquar mediatike.

Transfermarkt përcaktoi për herë të parë vlerat e tregut në vitin 2004 dhe ato japin një tregues se sa vlen një lojtar në tregun e hapur. Faktorë të shumtë merren në konsideratë me njohuritë e ekspertëve të përfshirë dhe vlerësimet e lojtarëve përditësohen disa herë çdo vit, më poshtë është vlerësimi I fundit që ka publikuar kjo faqe e specializuar në këtë fushë.

Vlera totale e skuadrave të klubeve mund të përcaktohet duke mbledhur të gjithë lojtarët e tyre dhe kjo ofron një pasqyrë interesante mbi rendin mbizotërues në futbollin botëror. Transfermarkt tradicionalisht zbaton katër dritare përditësimi të tregut në vit për të gjitha ligat kryesore dhe ndryshimet në Premier League angleze sinjalizuan fundin e ciklit. Prandaj, tani janë analizuar se cilat klube kanë skuadrat më të vlefshme në botë pasi të gjitha ligat kryesore u përditësuan.

100 klubet më të vlefshme në botë
Real Madridi ka skuadrën më të vlefshme në botë me 1.40 miliardë euro, me Los Blancos që kanë katër lojtarë me vlerë mbi 100 milionë euro – Kylian MbappéJude BellinghamVinicius Junior dhe Federico Valverde. Pavarësisht se vlera e tyre e përgjithshme ra pak në përditësimin e Premier LeagueArsenali zotëron skuadrën e dytë më të vlefshme në botë me 1.31 miliardë euro. Skuadra e Mikel Artetas e kaloi Manchester Cityn gjatë afatit kalimtar të verës pas disa transferimeve të profilit të lartë dhe Arsenali duket i destinuar t’i japë fund mungesës së trofeve këtë sezon.

Premier League është padyshim kampionati më i vlefshëm në botë me 12.78 miliardë euro dhe Man City bashkë me Liverpooli renditen në pesë të parat. Shtatë klube kanë skuadra me vlerë mbi 1 miliard euro, PSG, me Chelsean dhe Barcelonën që i bashkohen pesë të parave. Bayern Munich ka lehtësisht skuadrën më të vlefshme në Bundesligë me 952 milionë euro, dërsa Interi kryeson Serie A me 694 milionë euro.

Dallimi financiar midis klubeve të Premier League dhe ligave të tjera dëshmohet nga 11 klube angleze që renditen në njëzet të parat. Manchester United është pak jashtë dhjetë të parave në të 11-tin pozicion. Është interesante se Sporting CP (me vlerë 457 milionë euro) është skuadra më e vlefshme jashtë pesë ligave të para, në vendin e 23-të, ndërsa Galatasaray renditet një vend përpara rivalëve të përbetuar Fenerbahce në të 42-tin.

Ndërkohë klubet shqiptare nuk janë në mes të 100 vendeve as në Europë duke qenë se vlera e tyre është shumë modeste krahasuar edhe me vendin e 100-të në Europë që është Rangersi i Nedim Bajramit me vlerën 104.4 milion euro. Ndërkohë mes njëra tjetrës klubet shqiptare të futbollit të cilat gjithashtu kanë patur një rivlerësim Partizani kryeson me vlerë 6.63 milion euro e ndjekur nga Flamurtari me vlerë skuadre 6.28 milion euro, një kapërcim i madh i vlonjatëve në këtë renditje që ngjiten në vendin e dytë edhe pse si për ironi, në kampionat ndodhen në vendin e fundit me 2 pikëpas 7 javësh.

Tirana ka humbur terren me emrat e rinj të këtij edicioni duke e zbritur vlerën në 4.7 milion euro krahasuar me disa vite më parë, por me rivlerësimin që krahasohet me sezonin e shkuar duket të ketë rritje edhe pse gjendet në vendin e gjashtë. Ndërkohë që Skëndërbeu edhe pse në Kategorinë e Parë mbyll 10 vendet e para me vlerën 2.93 milion euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta