Atletico Madrid nuk e nisi aspak mirë punën në Emirates Stadium ku do të përballet me Arsenalin në Ligën e Kampioneve.

Futbollistët e skuadrës spanjolle lajmëruan se mungonte uji i ngrohtë në impiantin londinez dhe pas përfundimit të stërvitjes avaria nuk ishte rregulluara me Los Colchoneros që nuk mundën të laheshin në dushet e stadiumit.

Zemërimi në radhët e skuadrës madrilene ishte i madh dhe ai u amplifikua akoma më shumë edhe për faktin se Atletico Madrid një pjesë të stërvitjes e zhvilloi nën reshjet e shiut. Kështu futbollistët pas stërvitjes morën autobusin për t’u kthyer në hotel ne një rrugëtim që zgjati 45 minuta.

Në këtë pikë drejtuesit e Atletico Madrid dërguan një notë ankese te UEFA dhe këtë të martë në takimin që do të zhvillohet para ndeshjes, kjo çështje do të jetë një prej temave që do të diskutohet. Për klubin madrilen është e pakonceptueshme që një stadium i një niveli si Emirates të mos ofrojë as shërbimin minimal, larja e futbollistëve të tij në dushe pas përfundimit të stërvitjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta