
Pozitat e Igor Tudor në pankinën e Juventusit pas humbjes me Como janë tronditur ndjeshëm. Duket se transfertat në Madrid dhe Romë për sfidat me Realin dhe Lazion se do të vendosin fatin e trajnerit kroat
Damien Comolli duket se në këtë pikë i ka gati emrat e emergjencës. Emri i parë që shfaqet është ai i Luciano Spalletti i cili ishte edhe në planet e Giuntolit nëse Tudor nuk do të konfirmohej në stolin e bardhezinjve në muajin qershor. Vetë Spallettit i pëlqen ideja, ndërkohe që po përmendet edhe emri i Roberto Mancinit, por ky i fundit nuk duket i mirëpritur nga tifozët e Juventusit duke parë edhe të kaluarën e tij përsa i përket karrierës si trajner.
Një tjetër emër që po lakohet është ai i Raffaelle Palladino, i cili vlerësohet nga Drejtori Teknik i klubit torinez, François Modesto. Të dy kanë qënë pjesë e Monzas dhe kërkesat financiare të Palladinos janë mëse të pranueshme me trajnerin që është gati të pranojë këtë kalim në Torino.
Me fjalë të tjera, Tudor i duhet që në ndeshjet e ardhshme të ndryshojë me cdo kusht tendencën e rezultateve që ka regjistruar deri tani. Gjithsesi për momentin, Zonja e Vjetër është e orientuar për të mbështetur teknikun kroat të paktën deri në fund të sezonit, por nëse gjërat nuk do të ndryshojnë, atëhere klubi bardhezi do të marrë në konsideratë të gjitha alternativat
Top Channel