Gjendja e rënduar shëndetësore e Fatos Nanos, Spiropali në “Top Story”: Për PS-në do të jetë gjithmonë lider, pjesë e historisë

20/10/2025 22:04

Ministrja për Europën dhe Punët e jashtme, Elisa Spiropali, gjatë diskutimit në “Top Story”, u ndal tek gjendja shëndetësore e rënduar e Fatos Nanos.

Ajo u shpreh se Nano do të jetë gjithmonë lider për PS-në, teksa shtoi se ai është pjesë e historisë politike të vendit tonë.

“Fatos Nano është një lider që për në socialistët do të jetë gjithmonë lider. Është një pjesë e historisë shqiptare, është një pjesë që shihet dhe është i pamohueshëm. Fatos Nano është një udhëheqës që bëri më të mirën e tij në një kohë të vështirë.

Unë jam rikthyer pasi Fatos Nano ishte larguar nga qeverisja, pasi ka studiuar dhe jetuar në Kanada e Amerikë. Fryma liberale që ishte krijuar në PS që binte ndesh me frymën e agresiviteti politik që ishte në atë kohë.

Së bashku me transformimin e Tiranës, ky liberalizëm i Fatos Nanos dhe dëshirës për të ndarë pushtetit, ishin më së shumti që rrezatonin”, tha Spiropali.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta