
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, foli në “Top Story” për arrestimin e Erion Veliajt dhe vendimin për shpalljen e kandidates për Bashkinë e Tiranës.
Spiropali tha se Veliaj u la të vijojë betejën e tij me drejtësinë, teksa shtoi se ai ka lënë kontributin e tij në Bashki.
Elisa Spiropali: Të gjithë njerëzit që kanë arsye pak kuptim se është çështja njerëzore të tilla duhet t’i shohim, kemi një vrull shumë të madh për të rendur pas gjykimeve. Edhe njerëz që kanë qenë të afërt me të. Qëndrimet janë mbajtur nga Rama dhe u gjykua që kjo ishte koha, duke e lënë Erionin në betejë për të drejtën e tij, shpresojmë shumë që Erioni ta fitojë atë betejë. Ai ka qenë kryetar i Bashkisë më të madhe. Në Bashkinë e Tiranës, në punën e kryeqytetit, ka kontributin e tij.
Grida Duma: Fati i Veliajt u mbyll apo jo sipas teje?
Elisa Spiropali: Unë besoj tek forcë me e madhe. Ka disa njerëz që besojnë tek vetja, mendojnë që mund të tjetërsojnë fat dhe destinacion. Unë besoj tek një forcë më e madhe dhe besoj që kjo e drejtë vjen.
Ndër të tjera ajo u pyet nga Grida Duma nëse ka rivalitet brenda PS-së, të cilës Spiropali nuk nguroi t’i përgjigjet.
Grida Duma: Ka luftë të brendshme brenda PS-së?
Elisa Spiropali: Ka ndonjë forcë politike ku nuk ka luftë të brendshme?! Sigurisht që ka, rivalitetet dhe konkurrenca janë të kuptueshme, dhe zilitë janë të kuptueshme. Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet.
Top Channel